Futboll Sport

NJË RACË E RRALLË “GARDIANËSH”/ Portieri i Manchester Cityt shënon dopietë si mesfushor (VIDEO)

Ederson i Manchester City-t është një racë e rrallë portierësh. 25-vjeçari nuk është vetëm një gardian i aftë i portës, por di të luajë shumë mirë me topin në këmbë dhe ka një vizion loje mbresëlënës.

Së bashku me shokun e ekipit te City Gabriel Jesus, Ederson luajti në mesin e fushës duke veshur fanellën me nr. 10 gjatë një ndeshje bamirësie.

Braziliani arriti të shënonte dy gola teksa ekipi i tij fitoi 5-4. I pari ishte me penallti, kurse i dyti tregon klasin e tij.

Ai tallet me portierin kundërshtar dhe mbrojtësit për një moment, përpara se të shtyjë topin në rrjetë.

Related posts

CIKLI I RI/ Bakayoko, Higuain dhe Caldara: Gattuso e ka gati boshtin e ri të skuadrës FITUESE

Isa.Autor

FAMA E RONALDOS/ Portugezi mundohet të fshihet, milanezët e rrethojnë (VIDEO)

Isa.Autor

“GJITHÇKA ISHTE NJË SIMULIM”/ Futbollisti i Armenisë akuzon Bonuccin: Ajo që bëre ishte e turpshme…

Delo.autor

Leave a Comment