Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Juventus në sulm për mesfushorin Locatelli, ja kur pritet të mbyllet marrëveshja…

Manuel Lokateli dhe asnjë tjetër, deri në pritje për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Kristiano Ronaldos, të cilin e presin në “Kontinaza” më 25 korrik. Mesfushori kampion Europe me Italinë në turneun e sapombyllur, autori i 2 dy golave kundër Zvicrës, është profili për të cilin edhe Masimiliano Alegri ka dhënë OK-in.

Të dyja klubet kanë kohë që po bisedojnë, por Sasuolo për momentin ka refuzuar çdolloj lojtari bardhezi për t’u futur në tratativë, për të ulur kërkesën ekonomike prej 40 milionë eurosh.

Dhe duke parë se nga Anglia konkurrenca e Arsenalit është shumë e fortë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur që mes ditës së sotme dhe maksimumi të shtunën të ulen përballë njëri-tjetrit dhe të mbyllin marrëveshjen. Juvja është gati që të plotësojë kërkesën e Sasuolos, por do të përdorin të njëjtën formulë me të cilën blenë Federiko Kiezën nga Fiorentina:

Pagesë e ndarë në tri këste, brenda 3 viteve të ardhshme. E thënë më qartë, 10 milionë euro për një huazim 1-vjeçar, me detyrim blerjeje dhe pagesën e 20 milionëve të tjera në verën e ardhshme, plus 10 milionë të fundit në qershor 2023. Në këto parametra, Sasuolo pritet që të pranojë, ndërsa Manuel Lokateli i ka thënë tashmë “po” skuadrës torineze, ku e pret një kontratë prej 5 milionë eurosh neto në sezon, për 5 vitet e ardhshme, 4-fishi i asaj çfarë fiton aktualisht në Rexho Emilia.

DIBALA NË SUPERFORMË – Në pritje të risive nga Manuel Lokateli, dje Juventusi ka vazhduar ditën e dytë të stërvitjes. Në parametrat atletikë të matur dje, Paulo Dibala ka mahnitur me formën e tij.

Sulmuesi argjentinas, i cili tashmë e ka lënë përfundimisht pas krahëve dëmtimin, që i kushtoi edhe pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës, ku pikërisht kombëtarja e tij triumfoi, ka vendosur që sivjet ta nisë me vrull sezonin e ri, në mënyrë që me rikthimin e Masimiliano Alegrit të ketë një rol kryesor në skuadër, me apo pa Kristiano Ronaldon në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

DISFATA ME BARDHEBLUTË/ Vllaznia akuzon gjyqtarin Enea Jorgji, ja deklarata e klubit shkodran

Delo.autor

MERKTATO/ Chelsea kërkon përforcime në mesfushë, hyn në garë për futbollistin e Nice

Q.Autor

Zvendësim i detyruarë për, Realin e Madridit/ Dëmtohet Raphael Varane

Q.Autor

Leave a Comment