Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ Manchester United nuk ndalet me goditjet, pas Sanchos arrin akordin me dy mbrojtësit…

Mançester Junajti di është shumë pranë finalizimit të dy goditjeve të radhës për të forcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. Rafael Varan dhe Kieran Tripier janë shumë pranë transferimit në “Old Trafford”.

Ole Gunar Solskjaer e ka identifikuar repartin e prapavijës si thembrën e Akilit të skuadrës së tij, por më në fund duket se e ka gjetur partnerin e ardhshëm të Herri Meguajërit, mbrojtësi i Realit, Rafael Varan. Por, përveç tij, mbrojtësi i djathtë i Atletikos së Madridit, Kieran Tripier, pritet gjithashtu të rikthehet në Premier Ligë.

Sipas “The Sun” për transferimin e dy mbrojtësve, “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 68 milionë paund. 50 milionë paund pritet të kushtojë transferimi i qendërmbrojtësit francez, i cili hyn në vitin e tij të fundit të kontratës dhe Reali nuk dëshiron që ta humbasë me parametër zero, ashtu siç ndodhi me kapitenin Serxho Ramos këtë verë. “The Express” shkruante një ditë më parë se me Varanin është arritur marrëveshja personale dhe Junajtidi shpreson që të mbyllë negociatat me klubin spanjoll brenda javës së ardhshme.

Transferimi i 28- vjeçarit do t’i jepte fundit kështu një ëndrre të vjetër të 20 herë kampionëve të Anglisë. Varan u kërkua nga Sër Aleks Ferguson 10 vite më parë, para se Reali t’i rrëmbente firmën kur ai luante ende në Francë. Ndërkohë që, Junajtidi bëri edhe një ofertë në vitin 2018, e cila u refuzua nga madrilenët. Tripier ka edhe dy vite kontratë në Madrid, ku ai luajti sezonin e shkuar dhe fitoi titullin me Atletikon. 30-vjeçari dëshiron të rikthehet në Angli, ndërsa Solskjaerit i pëlqen fakti që mbrojtësi i Anglisë mund të luajë në të dyja korsitë e repartit.

Transferimi i Tripierit do të vinte në dyshim të ardhmen e Uan-Bisakës. Nëse transferimet e Tripierit dhe Varanit do të zyrtarizohen së shpejti, atëherë Junajtidi do të ketë shpenzuar në total 140 milionë paund, pas goditjes së parë të kësaj vere, që është Xhejdën Sanço. Për sulmuesin 21-vjeçar të Anglisë, “Djajtë” i paguan Dortmundit 73 milionë paund.

Related posts

Arritja e marrëveshjes? Reagon Reali: Ja e vërteta e ‘transferimit’ të Lewandowskit

Q.Autor

KISHTE RËNË NGA KATEGORIA 8 VITE MË PARË/ Skuadra e njohur rikthehet të luajë në futbollin prestigjioz përsëri

Delo.autor

REALI E BËN BALTË/ Madrilenët turpërohen nga Alavesh dhe vendosin REKORD NEGATIV

Isa.Autor

Leave a Comment