Futboll

Legjenda braziliane kthehet në Itali, mesazhe dashurie për Milan

Sot Cafu vizitoi ‘Casa Milan’, qendrën stërvitore të kuqezinjve, në rrugën “Aldo Rossi”, ku u mirëprit nga Daniele Massaro, një tjetër legjendë e Milanit. Të dy, aktualisht, bëjnë pjesë tek ‘Milan Glorie’, ekip i legjendave të Milanit që zhvillojnë ndeshje herë pas here duke argëtuar dhe zbavitur, shumë mbështetës të Djallit në mbarë botën.

Cafu ka luajtur me Milanin nga 2003 në 2008 duke zhvilluar 166 ndeshje ku ka shënuar 4 gola. Në pesë sezonet e kaluar në Milano, Cafu fitoi një Scudetto (2004), një Superkupë të Italisë (2004), dy Superkupa Evropiane (2003 dhe 2007), një Champions League (2007) dhe një Kampionat Botëror të Klubeve (2007).

 

Në një intervistë dhënë “Milan Channel” braziliani u shpreh: “Rino po ecën shumë mirë, dhe më pëlqen puna e bërë nga ai: Jam shumë i lumtur kur shoh se ai është duke u përpjekur të çojë Milanin, atje ku duhet të jetë, në vendet e para të renditjes. Ndihem mirë kur shoh Milanin që zhvillon ndeshje spektakolare. Rino ka një personalitet të çmendur dhe po përpiqet ta transmetojë këtë gjë tek të tjerët. Derbi? Po flasim për një ndeshje të vështirë dhe spektakolare, por Milan vjen nga një sërë ndeshjesh shumë pozitive dhe besoj që mund të fitojnë”.

Related posts

“Armiku” i thur elozhe HYSAJT: Është titullar i padiskutueshëm te Napoli i Ancelottit

Isa.Autor

SKËNDËRBEU BËN LËVIZJEN E MADHE/ Shet 500 mijë euro mesfushorin dhe ruan 10% të kartonit

Delo.autor

REALIZOI TRIPLETË NDAJ CAGLIARI-T/ “Përbindëshi” Ronaldo nuk di të ndalet, CR7 arrin një rekord të ri personal

Delo.autor

Leave a Comment