Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Roma arrin marrëveshjen, transferon mesfushorin Xhaka me shifrën prej…

Roma është gati të mbyllë blerjen e Granit Xhakës nga Arsenali.

Roma – Xhaka , një martesë që së shpejti do të realizohet. Roma po punon shumë për të transferuar shqiptarin dhe duket se gjithçka është drejt finalizimit.

Sipas “Calciomercato.it”, tashmë klubet janë në përfundim të një marrëveshje që së shpejti do të bëhet edhe publike.

Roma do të paguajë në total 20 milionë euro për Xhakën.
Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.

Ai ka bërë 220 paraqitje dhe ka realizuar 13 gola. Ai ka pasur momente të mira dhe vështira në Londër dhe ndjen që është momenti për një aventurë të re. /Gazeta Express

Related posts

SHKËLQEU NË SFIDËN NDAJ LEVANTES/ Vinicius, tripletë për Ançelotin, Nejmarin dhe Benzemanë

F.autor

LIVE/ Ze Maria: Nuk do të hedh baltë, mund të bëja disa gjëra ndryshe, por…

Isa.Autor

JAVIER MASCHERANI FITON GARËN ME SYLVINHON/ Prezantohet zyrtarisht te Inter Miami

F.autor

Leave a Comment