Futboll Sport

MERR FUND PRITJA/ Zidane zëvendëson Deschamps, gati konfirmimi në stolin e Francës

Duket se pritja për Zinedine Zidane ka marrë fund. Sipas të përditshmes  spanjolle “Marca” ai pritet të emërohet drejtues i Kombëtares së Francës. Trajneri i suksesshëm francez u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar.

“Marca” bën me dije se “Zizou” do ta zëvendësojë Didier Deschampsin në rrugëtimin drejt Botërorit të Katarit.

“Les Bleus” dështuan ta përsërisnin suksesin e Botërorit 2018 në Euro 2020 duke u eliminuar herët nga Zvicra. Ndërsa, Zidane do të mundohet ta drejtojë ekipin drejt suksesit në Botërorin 2022.

Pas dorëqehjes së trajnerit të Holandës, Frank De Boer, u përfol jë dorëqehje e mundshme e Didier Deschamps, por që më pas u hodh poshtë me pretendimin se ai do të qëndrojë në drejtim të kombëtares edhe për Botërorin 2022.

Related posts

VIDEO/ Penallti për Hullin, fantastike ajo që bën Caballeros

Q.Autor

E PABESUESHME/ Modriç: Botërori më shkatërroi, tani po ndihem…

Isa.Autor

JO VETËM REVOLUCION TEK TRAJNERËT/ Sheikët e Newcastle kërkojnë legjendën holandeze si drejtor sportiv

Delo.autor

Leave a Comment