Futboll Seria A Sport

RISIA E MADHE/ Dita e shortit, Seria A njësoj si… Premier League

Do të zhvillohet ditën e sotme shorti i kalendarit të kampionatit të Serisë A 2021-‘2022, që do të nisë të dielën 22 gusht, për të përfunduar të dielën 22 maj. Janë parashikuar pesë turne mesjavorë, ndërkohë që do të jenë në total shtatë fundjavat pushim (pesë për angazhimet e kombëtareve, dy për pauzën dimërore).

Në turne do të marrin pjesë 20 skuadra, me Empolin, Salernitanën dhe Venecian që do të zëvendësojnë Beneventon, Krotonen dhe Parmën që ranë në Serinë B.

Për herë të parë, kalendari i Serisë A do të jetë asimetrik, nuk do të ketë, pra, korrespondencë mes dy fazave, me atë të kthimit që do të ndjekë një tjetër rend krahasuar me vajtjen siç ndodh në kampionate të tjerë si Premier Liga, La Liga dhe Liga 1.

Limitimi i vetëm i parashikuar është që dy skuadra nuk do të mund të përballen mes tyre përpara se të kenë kaluar së paku tetë javë kampionati.

Related posts

TRE GOLA VENDOSIN NË BERAT/ Kukësi njeh rivalin e Kupës së Shqipërisë

Delo.autor

Një gol prej 250 milionë eurosh… te Barcelona

Q.Autor

“KEMI NJË NDESHJE TË VËSHTIRË NDAJ KUKËSIT”/ Trajneri Martini: Ne do të luajmë futbollin që dijmë të bëjmë

Delo.autor

Leave a Comment