Futboll Sport

MERR VENDIMIN/ Arbitroi finalen e Europianit, gjyqtari “milioner” i jep fund karrierës në futboll

Arbitri holandez Bjorn Kaipers do t’i japë fund arbitrimit këtë verë duke mbyllur kështu një karrierë 19-vjeçare në këtë profesion.

Kaipers gjykoi dhe finalen e Kampionatit Europian ndërmjet Anglisë dhe Italisë në datën 11 korrik në Uembli duke hyrë në histori si një ndër gjyqtarët më të mirë të UEFA-s.

48-vjeçari do të gjykojë në datën 8 gusht finalen e superkupës së Holandës ndërmjet Ajaksit dhe PSV-së dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit si arbitër. Holandezi do t’i përkushtohet bizneseve të tij të cilat i sjellin jo pak fitime duke e bërë gjyqtarin më të pasur me 13 milionë euro pasuri.

Related posts

BOATENG U AKTIVIZUA 2 HERË NË 2 MUAJ/ Tifozët tallen me lojtarin: Shkove tek Barcelona për disa foto me..

Delo.autor

Penallti, karton i kuq e protesta. Në Vlorë ndodh gjithçka, por Flamurtari e Kamza ndahen në barazim

Q.Autor

LIVERPOOL-ATALANTA/ Klopp bën revolucion në mbrojtje, Gjimshiti nis titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment