Futboll Shqipëri Sport

LAJM I KEQ PËR KLUBIN FRANCEZ/ Mesfushori Zeneli këput sërish ligamentin. Ja sa pritet të mungojë…

Mesfushori shqiptar Arbër Zeneli ka pësuar një dëmtim të rëndë ditën e sotme dhe pritet të qëndrojë shumë gjatë jashtë fushe.

Zeneli ka këputur ligamentin e gjurit, njëjtë si dy vjet më parë, dëmtim që në atë kohë e la thuajse 1 vit jashtë fushe. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit të 26-vjeçarit, Reimsi e cila njoftoi tifozët për dëmtimin e mesfushorit të skuadrës dhe i uroi shërim të shpejtë duke e inkurajuar në një farë mënyrë dhe bëri të ditur se futbollisti do t’i nënshtrohet një operacioni.

Zeneli i pafat, pësoi të njëjtin dëmtim dy vite më parë, duke pritur shumë të kthehej në fushën e lojës. Një goditje e madhe kjo për klubin francez, por dhe për përfaqësuesen e Kosovës, ku Arbër Zeneli është një ndër futbollistët kyç të dardanëve

Related posts

Napoli-Genoa, kuqeblutë s’fitojnë në “San Paolo” prej 9 vitesh

Q.Autor

PAS BARAZIMIT ME PARMËN/ Ronaldo: Shumë shpejt do shihni “Zonjën e Vjetër”…

Delo.autor

GEONA-JUVENTUS/ Dybala zhbllokon sfidën, Pellegrini i kundërpërgjigjet “Bardhezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment