Futboll Kategoria Superiore Sport

MUÇA PRANË RIKTHIMIT TEK TIRANA/ Ja si u krisën marrëdhëniet me “bardheblutë” pas titullit kampion…

Gentian Muça mund të rikthehet te Tirana. Klubi bardheblu dhe lojtari janë në bisedime që pas një viti ndërprerjeje të rinisin bashkëpunimin.

Ndonëse ende nuk ka asnjë lajm zyrtar, palët kanë diskutuar këtë verë dhe nëse Muça largohet nga Prishtina, mund të afrohet te Tirana. Lojtari për momentin është i grumbulluar me prishtinasit për ndeshjet e Europës dhe ndoshta do të largohet pas mbylljes së aventurës europiane. Për bardheblutë kthimi i Muçës do të ishte një lajm i bujshëm, pasi mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës kampione dhe do të pritej mirë nga të gjithë në kryeqytet.

E KALUARA – Idhulli i tifozërisë tetorin e shkuar vendosi së bashku me klubin që të prishë marrëveshjen e firmosur një muaj e 10 ditë më parë. Ai hoqi fanellën bardheblu të kryeqytetit shqiptar për të veshur fanellën bardheblu të Prishtinës, kryeqytetit shqiptar numër dy. Gjithçka nis më 8 gusht 2020, kur Tirana njoftonte rinovimin me mbrojtësin, teksa tashmë duket një largim misterioz, aq më tepër para një ndeshjeje të rëndësishme si ajo ndaj Jang Bojsit në Ligën e Europës. Pas nëntë muajsh titullar me fanellën bardheblu, Tirana dhe Gentian Muça fituan titullin kampion.

Pikërisht ditën që do të niste grumbullimi, Muça dhe shumë lojtarë të tjerë të skuadrës nuk kishin firmosur. Megjithëse Muça ishte titullari i skuadrës kampione dhe ekipit të pamposhtur të Egbosë, që solli titullin në kryeqytet pas 11 vitesh, vetëm pesë ditë para ndeshjes së Europës ai e pa veten në stolin e rezervave. Rrjedha vazhdoi deri në miqësoren me Dinamon. Kapiteni nuk e pranoi atë fakt, por në atë ndeshje nuk luan. Pas asaj dite kupton që nuk është në planet e trajnerit dhe duke qenë i bindur se ka për të dhënë më shumë në fushë sesa në stol, i kërkon presidentit Refik Halili prishjen e kontratës. Argumenti është i qartë. Kërkon ta provojë fatin diku tjetër, por në fushën e lojës si titullar.

Related posts

E BUJSHME/ Futbollisti shqiptar mund të bashkohet me Ronaldon te Juventusi (FOTO)

Isa.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ANGLEZ/ Ndahet nga jeta legjenda e kombëtares së “3 luanëve”

Isa.Autor

CUTRONE “FËRKON DUART”/ “Golden Boy” zbulon pesë finalistët, kërkohet pasardhësi i Mbappe

Isa.Autor

Leave a Comment