Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Tifozët anglezë bëjnë peticion për përsëritjen e finales (ARSYEJA)

Një pjesë e tifozëve anglezë ka firmosur një peticion për përsëritjen e finales së “Euro 2020”, pasi ekipi i tyre humbi me 11-metërsha ndaj Italisë. Arsyeja e peticionit është se përballja ishte e “padrejtë”.

“Padrejtësia”, sipas tyre, qëndron në faktin se italianët luajtën “pistë”, sidomos kur kapiteni Giorgio Chiellini tërhoqi nga fanella të riun Bukayo Saka.

Tifozët anglezë mendojnë se mbrojtësi meritoi karton të kuq për këtë ndërhyrje dhe jo vetëm të verdhë. Në peticion thuhet edhe se “Chiellini e dhunoi futbollistin e ri”.

Gjithashtu, në peticion thuhet se edhe Jorginho e meritoi kartonin e kuq në ndërhyrjen ndaj Grealish.

Gjithsesi, ky peticion ka marrë vetëm 1500 firma, me tifozët e arsyeshëm që janë distancuar nga ai.

Related posts

“LAMTUMIRË LEGJENDA E KUQE MIÇO PAPADHOPULI”/ Partizani ka këtë mesazh ngushëllimi (FOTO)

Delo.autor

LEGANES-REAL MADRID/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Pres një sfidë të vështirë ndaj një skuadre solide

Delo.autor

Leave a Comment