Futboll Sport

“SUPERCOPA MARADONA”/ Hidhet ideja e çmendur për një ndeshje midis Argjentinës dhe Italisë. Ja DETAJET

Tashmë që Italia u shpall kampione Europe dhe Argjentina kampione e Amerikës Latine kanë filluar të dalin hipoteza të shumta mbi një përballje të bujshme mes të dyja kombëtareve.

Gazeta e përditshme argjentinase ‘’Ole’’, ka propozuar një sfidë midis Italisë dhe Argjentinës për trofeun ‘’Superkupa Maradona’’. Kjo ndeshje do të vinte në nder të legjendës argjentinase pas ndarjes nga jeta nëntorin e kaluar.

Gazeta shkruar se për momentin është vetëm ide, por mund të përfitohet nga marrëdhënia e mirë midis UEFA-s dhe CONMBEOL për të bërë diçka konkrete në këtë rast. E kush nuk do ta dëshironte një ndeshje të tillë plot yje dhe plot rivalitet.

Problem për momentin është vetëm gjetja e një date, pasi Kupa e Botës është planifikuar për tu luajtur vitin tjetër dhe ndeshjet eliminatore të kombëtareve janë shumë të ngjeshura. Sa i përket stadiumit nuk do të përbënte problem, pasi do të zgjidhej një ndërmjet impiantit ‘’Maradona’’ në Napoli dhe ‘’Maradona’’ në Buenos Aires të Argjentinës. Kjo ide është bërë virale duke u mirëpritur nga të gjithë tifozët e futbollit.

Related posts

ZYRTARE/ Tirana bën përforcimin e radhës, bardheblutë prezantojnë portierin e njohur

Isa.Autor

“LOJTARËT MË SHOHIN SI KOPIL”/ Ja çfarë zbulon Mourinho për veten e tij

Delo.autor

RRËFIMI/ Eto’o: Messi duhet të luajë deri kur t’i mbushë 70 vjeç

Delo.autor

Leave a Comment