Futboll Sport

NGA PORTA TEK SULMI/ Mes 6 të paprekshmëve mungon Ronaldo, trajneri Allegri ka ide të qarta

Sezoni nuk ka nisur, kështu që është momenti i llogarive paraprake. Dhe Masimiliano Alegri i ka idetë të qarta për Juventusin e tij të ri. Pavarësisht se kush do të afrohet, gjashtë janë të paprekshmit e trajnerit. Nga porta, te mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, “Konti Maks” ka përzgjedhur të besuarit e tij.

SHEZNI – “Balotazhi” me Donarumën zgjati shumë pak: Alegri zgjodhi polakun, më pas ish-numri 1 i Milanit gjeti akordin me PSG-në. Kështu, Juventusi do të vazhdojë të ketë mes shtyllave 31- vjeçarin, i cili ka një kontratë në skadencë në vitin 2024.

DE LIGT – Ylli i kombëtares holandeze ka qenë një nga copëzat thelbësore të Juventusit të sezonit të kaluar. 21-vjeçari, i cili do të gjejë ende te Kielini një pikë të çmuar referimi, është nën kontratë deri në vitin 2024 dhe ka një vlerësim prej së paku 75 milionë eurosh: megjithatë nuk është kontrata që e mban me bardhezinjtë, më shumë se vlera dhe besimi që ka klubi te lojtari.

KUADRADO – Kontrata e kolumbianit skadon në vitin 2022, por rinovimi edhe me një vit tjetër duket thuajse i sigurt. Është lojtari klasik që pëlqehet nga Alegri për nga bujaria dhe polivalenca. Në të kaluarën është angazhuar si mbrojtës i djathtë, por në sezonin e ardhshëm mund të vendoset në pozicion më të avancuar.

DANILO – Braziliani ka qenë mes më të pranishmëve në fushë me Pirlon, i cili e përdori si qendërmbrojtës dhe si anësor, por edhe në mesfushë. As ai me shumë mundësi nuk do të largohet, i fortë edhe nga një kontratë deri në vitin 2024, por mbi të gjitha edhe nga “kartëvizita” e lojtarit të palodhur dhe gjithmonë të kthjellët që ka ditur të ndërtojë duke garantuar vazhdimësi dhe personalitet. I transferuar në Torino në mungesë të Alegrit, fama e tij e ka pasuar edhe në vlerësimet e trajnerit.

KIEZA – I ardhuri i fundit i sezonit të kaluar bardhezi do të jetë një nga pikat e forcës të Juves së re të Alegrit, me më shumë arsye pas paraqitjeve bindëse në Europian: ka përqendrim, shpirt grupi, besueshmëri të madhe, të bashkuara me moshën e re. Sezonin e kaluar tregoi një rritje të shpejtë dhe konstante. Sigurisht, në moshën 23 vjeç pjekuria e tij nuk është ende në maksimum.

KULUSEVSKI – Me vitlindje 2000 dhe me një kontratë që i skadon në vitin 2025, suedezi është i thirrur në sezonin e kthesës, pas atij pozitiv, por të paqëndrueshëm të përfunduar majin e kaluar. Cilësia ekziston, edhe besimi i trajnerit. Tani i takon lojtarit të rritet në planin teknik dhe në personalitet për të treguar se është pjekur dhe gati për skenat e mëdha, me fanellën bardhezi.

Related posts

E PAPRITUR/ Krizë te Kosova, futbollisti “rebelohet” ndaj Shalandit. Gati të marrë vendimin ekstrem

Delo.autor

Zyrtare: Mascherano zgjedh numrin e fanellës te klubi i ri

Q.Autor

BOMBA E DITËS/ POGBA do transferohet tek ekipi MILIARDERË në JANAR (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment