Sport Të tjera

TENIS/ Federer konfirmon “Tokio 2020”, në Olimpiadë për të pestën herë

Roger Federer është në listën e spoirtistëve zviceranë që do të marrin pjesë ën Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik në Japoni. Kjo është hera e pestë në karrierë që 39-vjeçari merr pjesë në këtë event olimpik, ku ka fituar deri më tani një të artë në lojën dyshe (bashkë me Stan Wawrinka në Pekin 2008) dhe një të argjendë në Londër 2012.

Federer ka mbajtur flamurin e Zvicrës në dy edicione, Athinë 2004 dhe Pekin 2008 dhe është në kërkim të fitimit të medaljes së artë në lojën teke. Ai e di mjaft mirë se ky është shansi i fundit për ta realizuar këtë gjë. Federer ka një lidhje të fortë me Olimpiadën, pasi në vitin 2000, ai debutoi në këtë event bashkë me Miroslava Vavrinec në lojën dyshe mikse, që më pas u bë bashkëshortja e tij.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ De Laurentiis refuzon ofertën e Manchester United dhe fikson çmimin e yllit të tij

Delo.autor

LARGIMI I CONTES/ Nga Bastoni tek Romelu Lukaku, po me yjet çfarë do të ndodhë tani?

Delo.autor

SHKRINJAR MUND TË LARGOHET/ Interi fillon nga puna për të siguruar titullarin e Dortmundit

F.autor

Leave a Comment