Futboll Sport

MILANI PREZANTON GIMENEZ/ Ibrahimovic: Jemi përmirësuar, e donim që në verë

Santiago Gimenez është zyrtarisht sulmuesi i Milanit. Feyenoord përfitoi 32 milionë euro plus 3 bonuse, me kontratën që është firmosur deri në verën e vitit 2029.

Veç Gimenez, Milani firmosi edhe me Joao Felix, Kyle Walker, Warren Bondo dhe Riccardo Sottil. Ndërkohë drejtori i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic foli në prezantimin e sulmuesit meksikan.

Suedezi deklaroi se sulmuesin e kishin kërkuar që në merkaton e verës, por nuk arritën një marrëveshje.“Gimenezin e kemi ndjekur prej kohësh. Tentuam ta afronim edhe në verë, por nuk ia arritëm. E rëndësishme është që ai sot ndodhet këtu. Ka cilësi të shkëlqyera. Dita e fundit e merkatos ishte shumë intensive, por e kishin gjithçka nën kontroll.

Dua të falenderoj të gjithë, sepse bënë një punë të shkëlqyer dhe atë që në donim. Bëmë pesë blerje dhe pesë shitje. Ne kemi forcuar ekipin. Çdo lëvizje e bëmë duke folur me trajnerin. Për mendimin tim jemi përmirësuar si ekip, por rezultatet do të flasin vetë.

Kemi pasur shumë ulje-ngritje, por jemi ende i vetmi ekip që kemi fituar një trofe këtë sezon. Milani gjithmonë luan për të fituar. Nuk jemi të kënaqur me situatën aktuale. Duam më shumë, jemi të uritur”, tha Ibra.

Related posts

NDESHJA NDAJ M’GLADBACH NË CHAMPIONS/ Zidane: Duhet të marrim 3 pikët, kemi shansin të tregojmë që jemi një skuadër…

Delo.autor

KEVIN DODAJ E MBYLL ME LAVDI/ Talenti shkodran transferohet në Bullgari

F.autor

ARSENAL – CARDIFF CITY/ “Topçinjtë” kërkojnë fitoren pas eliminimit nga FA Cup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment