Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NIS SEZONIN ME KËMBË TË MBARË/ Mesfushori Laçi realizon dopietë në sfidën e parë të kampionatit francez

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, me siguri do të jetë shumë i gëzuar sot, pasi futbollistët e përfaqësues shqiptare kanë nisur sezonin si titullarë, me paraqitje të mira e me gola. Në Francë, Qazim Laçi ka qenë sot ylli i Azhakso, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një barazim në fushën e Tuluzës.

Mesfushori ka shënuar dy gola për ekipin e tij në barazimin 2-2, në të cilin Azhakso luajti për rreth 50 minuta me 10 lojtarë. Futbollisti barazoi shifrat në minutën e 35 të sfidës dhe pasi vendasit kaluan përsëri në avantazh me anë të një autogoli, shënoi edhe golin e 2-2 për skuadrën e tij në minutën e 59. Shifrat nuk ndryshuan më deri në fund e kështu Azhakso mori falë Laçit një barazim shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë në edicionin e ri në kategorinë e dytë franceze.

Laçi është titullar fiks me skuadrën franceze dhe prej dy vitesh është një ndër lojtarët më të spikatur në kategorinë e dytë në Francë. Kjo e ka bërë atë një pjesë të rëndësishme edhe të grupit kuqezi, ku po aktivizohet rregullisht nga trajneri Edi Reja.

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Ndeshjet eliminatore të Europianit, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve të grumbulluar

Delo.autor

10 futbollistët që u dënuan se përdornin drogë (FOTO)

Sadik.Autor

ZHDUKJA E ARBITRIT ITALIAN NË SHQIPËRI/ Eshtrat e gjetura do të ekzaminohen në Itali, ja lëvizjet e tij… (DETAJET)

Delo.autor

Leave a Comment