Sport

NORA GJAKOVA DREJT MEDALJES/ Arrin gjysmëfinalen në Olimpiadën e Tokyos

Kosova po bën paraqitje të jashtëzakonshme në Xhudo në Lojërat Olimpike. Pas Krasniqit dhe incidentit të vogël me Kelmendin që u eliminua shpejt, tani është pranë një medalje edhe Nora Gjakova.

Luftëtarja dardane arriti deri mes 4 më të mirave duke hequr qafe shumë shpejt holandezen Sanne Verhagen në raundin e dytë ndërsa në çerekfinale mundi xhudisten sllovake, Kaja Kajzer me IPPON, duke dominuar gjatë gjithë duelit.

Nora fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me IPPON për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me japonezen Toshida.

Related posts

2 FITORE NË NJË DITË/ Milani dhuron SPEKTAKËL, SUSO “magjik” (VIDEO)

Isa.Autor

“TIRANA DO TA KETË TË VËSHTIRË PËRBALLË KASTRIOTIT”/ Trajneri Shehi: VAR-i? Zvogëlon gabimet, por…

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ VILLARREALIT/ Super goli i lojtarit të Atleticos bën xhiron në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment