Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Ka luajtur në kampionatet elitare të Europës, drejt firmës me Vllazninë mbrojtësi…

Prej tri javësh po stërvitet me Vllazninë edhe qendërmbrojtësi senegalez Fallou Dianje. Ky i fundit është një lojtar i afirmuar, me një CV shumë të pasur duke u aktivizuar në Francë me Metzin dhe Renenë apo Gjermani te Fraiburgu dhe Verder Bremen në Bundesligë.

Megjithatë, dëmtimet e shpeshta e kanë lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave 31-vjeçarin, i cili për herë të fundit ka qenë pjesë e klubit turk Koniaspor.

Prej një viti ai nuk është aktivizuar dhe te Vllaznia ka ardhur mbipeshë, por cilësitë e tij nuk vihen në diskutim. Në këto kushte, drejtuesit kuqebluve mësohet se i kanë ofruar një kontratë Dianjesë dhe ai pritet të firmosë në ditët në vijim.

Duke qenë se do të largohet Eni Imami pas përfundimit të aventurës në Europë, senegalezi shihet si zëvendësuesi ideal.

Related posts

Ronaldo reflekton me veten/ Gabova, por nuk mund ta kapërcej lehtë këtë situatë

Sadik.Autor

TRAJNERI I MOMENTIT/ Stefano Pioli zbulon cilësinë e tij më të mirë dhe pse Ibra u bërtet shokëve të ekipit

Delo.autor

Publikohet axhenda/ Ja kur do të luhet java e dytë e Kategorisë Superiore (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment