Sport Të tjera

OLIMPIADA/ Merret vendimi, anullohet rrugëtimi i flakës olimpike në rrugët e Tokio. Ja shkaku…

Organizatorët e Lojërave olimpike “Tokio 2020” kanë vendosur sot të anullojnë marshimin e flakës olimpike në rrugët e Tokio, ku më 23 korrik do të nisë eventi më i madh sportive. “Pishtari me flakën olimpike nuk do të ecë në rrugët e Tokio më datat 9-23 korrik për shkak të pandemisë Covid 19”, thuhet në komunikatën e zyrtarëve.

Gjatë kësaj periudhë, pishtari do të mbahej në duar nga mjaft presonalitete të sportit e jo vetëm, por situata me koronavirus ka bërë që kjo gjë të anullohet. Gjatë 24 orëve të fundit, në Tokio u regjistruan 593 raste të reja me koronavirus.

Në rrugët e Tokio, në vend të stafetës që do të kryhej me flakën olimpike, do të organizohen ceremoni të vogla me pishtarin, por pa spektatorë. Gjithçka do të transmetohet “live” në TV dhe publiku mund ta ndjekë atë nga shtëpia.

Related posts

HUMBJA NË FINALEN E EUROPA LEAGUE/ Conte javës tjetër takim me Presidentin. Allegri gati për rikthim

Delo.autor

THIRRJE RACISTE NË STADIUM/ Ofendohet gjatë derbit të Londrës mbrojtësi i Chelseat… (FOTO)

Delo.autor

20 minuta dhe asnjë gol, debutim me humbje për Usain Bolt

Sadik.Autor

Leave a Comment