Futboll La Liga Sport

OPERACIONI “FSHESA”/ Tek Barcelona me “valixhe në duar” janë 8 lojtarë, mes tyre edhe…

Kjo është një javë shumë e rëndësishme për Barcelonën, sidomos në aspektin e merkatos në dalje. Laporta dhe drejtuesit po punojnë për të liruar sa më shumë vend në aspektin ekonomik, në mënyrë që të futin në sistemin e La Ligës kontratën e re të Lionel Mesit.

Por, kjo gjithashtu është një javë e rëndësishme edhe për të diskutuar uljet e rrogave të lojtarëve, ku disa prej tyre janë shprehur të gatshëm. Sigurisht që situata nuk është aspak e lehtë për t’u zgjidhur dhe duhet shumë durim nga ana e Barcelonës.

Arsyeja? Sepse futbollistët kanë kontrata të kënaqshme dhe shumë të larta në aspektin ekonomik. Me pandeminë nëpër këmbë, asnjë skuadër tjetër nuk ka ndërmend të ofrojë kontrata të çmendura për këta futbollistë.

Në mbrojtje pritet të sakrifikohen 2 mbrojtësit Samuel Umtiti dhe Klemo Lengle.

Ky i fundit është në bisedime me disa skuadra në Premier Ligë, më së shumti me Evertonin. Pjaniç është një temë e nxehtë. E kërkojnë në Itali, por ai nuk ka ndërmend të ulë pagën.

Edhe në sulm do të ketë sakrifica të mëdha, ku kryesori është Antuan Grizman. Ky i fundit mund të rikthehet tek Atletiko, edhe pse duket diçka shumë e vështirë.

Kutinjo gjithashtu nuk ka më vend në klubin katalanas, ndërsa Breithueit është nga të parët që do të marrë valixhet. E çuditshme është situata me Dembelenë, i cili i pëlqen Kumanit, por dëmtohet shpesh dhe nuk po gjen gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën me klubin.

Related posts

DËNIMI PËR BATHËN DHE TORASËN/ Komisioni i Apelit merr vendim për dy titullarët e Tiranës

Delo.autor

RIVALITETI I ETSHËM/ Trajneri i Barcelonës SULMON KEQ fituesin e “Topit të Artë”, Modric

Isa.Autor

MBRËMJE TMERRI NË “SAN SIRO”/ Fiorentina “zhyt” “kuqezinjtë” në vendin e…

Delo.autor

Leave a Comment