Futboll Sport

PAS DY MINUTASH LOJË/ Shikoni si Southgate ruan qetësinë në momentin kur Shaw shënoi golin (VIDEO)

Gareth Southgate ishte personi me qetësinë më të madhe kur Anglia shënoi ndaj Italisë në finale të Euro 2020.

Tre Luanët patën një start që ndoshta nuk e kishin menduar as në ëndërr, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutash lojë.

Në Wembley Stadium janë aktualisht prezent rreth 60 mijë shikues, derisa festa ishte e gjitha për tifozët e Anglisë.

Kirean Trippier asistoi për Luke Shaw, që me një goditje volej, mposhti Gianluigi Donnarumman pas vetëm dy minutash lojë.

Southgate e duartrokiti me qetësi atë gol të anëtarit të Manchester United, derisa të tjerët kishin shpërthyer në festë.

Kujtojmë se Anglia nuk e ka fituar asnjëherë Kampionatin Evropian, ndërsa sonte janë një hap më afër realizimit të ëndrrës. /Telegrafi

Related posts

50 ndeshje në Champions/ Ja 10 “viktimat” e futbollistit që “kafshon” kundërshtarët

Isa.Autor

“MI SILLNI TË GJITHË KËTU”/ Florian Marku nuk përmbahet pas triumfit ndaj Luisettos

Delo.autor

DËSHIRON TË RREZIKOJË MBROJTJEN/ Unai Emery: Sot është një tjetër hap për Kosicelnyin, ne duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment