Futboll Sport

PAS HETIMIT DISIPLINOR/ UEFA i dërgon “faturën” e rëndë Anglisë, një ditë para finales. Ja gjoba e marrë…

Anglia ka marrë një gjobë prej 26.000 £ nga UEFA, si “faturë” për incidentet që ndodhën gjatë gjysmëfinales së “Euro 2020” ndaj Danimarkës. Kjo masë u zyrtarizua pas hetimit disiplinor për lazerin që shkëlqeu fytyrën e portierit Kasper Schmeichel në momentin e penalltisë, e cila u kthye në gol nga Harry Kane. Shqetësimi i futbollistëve në fushë nga tifozët me drita të tilla verbuese është e ndaluar, ndaj edhe ka mbërritur kjo gjobë e majme për “Tre Luanët”.

Schmeichel e priti goditjen e parë nga pika e bardhë, por nuk e zotëroi dot topin, që u gjuajt sërish nga Kane, aty afër, duke shënuar golin e dytë dhe të kualifikimit ndaj Danimarkës, në kohën shtesë. Penallti shumë e diskutuar, e cila i dërgoi anglezët në finalen e së dielës, kundër Italisë.

Related posts

Historia e gjermanit të Frankfurt/ Mposhti kancerin dhe fitoi Kupën!

Sadik.Autor

ASKUSH NUK E DO MË NË “CAMP NOU”/ Barcelona i vendos çmimin e shitjes Coutinhos, ja vlera e çmendur

Delo.autor

“INTER PA PIKA TË DOBËTA”/ Analiza e Fabio Capellos: Milani mund ta shtangë me… shpejtësi

Delo.autor

Leave a Comment