Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ AEL PËR CONFERENCE LEAGUE/ Mesfushori Kruja: Do t’ia lemë ndeshjes së kthimit në Shkodër

Futbollisti i Vllaznisë, Arsid Kruja, foli pas humbjes ndaj AEL Limasolit, në transfertë me rezultatin 1-0, teksa u shpreh optimist për sfidën e kthimit që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Në prononcimin për mediat, Kruja ndër të tjera u shpreh:

“Me thënë të drejtën, pavarësisht se është një rezultat negativ për ne, është një rezultat që e le gjithçka të hapur në Shkodër. Besoj se me motivimin dhe punën e deritanishme, edhe mund ta kthejmë. Mund të bënim më tepër pasi rastet e krijuan. Mund të ishim më të qartë para portës, por gjithsesi, është një rezultat që në Shkodër na le hapësira për t’u kualifikuar.

Temperaturat janë shumë të larta dhe kjo ndikon shumë tek të dyja skuadrat në përgjithësi. Besoj se do t’ia lemë ndeshjes së kthimin në Shkodër dhe pse jo të arrijmë të kualifikohemi.

Do të kemi edhe lojtarin e 12-të në ndeshjen e kthimit, që janë tifozët. Do të jetë një ndihmë shumë e madhe për ne. Të arrijmë të kualifikohemi në Shkodër dhe t’iu japim një kënaqësi të veçantë atyre”, u shpreh Kruj

Related posts

“Top 15-ia” e sulmuesve U-23, Cutrone fiton derbin me Martinez

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Seria A shtyn ndeshjet e fundjavës si pasojë e koronavirusit

Delo.autor

E BUJSHME/ Para 18 vjetëve lindi në kampin e refugjateve, tani pritet të transferohet në Bayern

Isa.Autor

Leave a Comment