Do të zhvillohet prej orës 21:00 sfida mes Manchester United dhe Basaksehir, e vlefshme për javën e katërt të Grupit H të Champions League.
Bie në sy mungesa e Paul Pogba tek anglezët, me francezin që nuk do të jetë i pranishëm as në stol. Në fushë nga minuta e parë Edinson Cavani.
Formacionet zyrtare
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Telles; Fred, van de Beek; Martial, Fernandes, Rashford; Cavani.
Basaksehir (4-3-3): Gunok; Rafael, Skrtel, Epureanu, Bolingoli; Turuc, Ozcan, Kahveci; Visca, Ba, Chadli.