Futboll Seria A Sport

REVOLUCION TOTAL TEK SERIE A/ Kalendari bëhet asimetrik si në Premier dhe La Liga, por me një tjetër ndryshim

Serie A si Premier League, La Liga dhe Ligue 1! Formati nuk ndryshon sa i përket rregullave bazë, por historike është se tashmë kalendari do të jetë asimetrik…

Pak minuta më parë Lega Serie A njoftoi një lajm zyrtar që do të ketë të bëjë me kampionatin e radhës.

Kjo është deklarata zyrtare: “Këshilli i Lega Calcio, i mbajtur këtë mëngjes, vendosi njëzëri se kalendari TIM i Serie A 2021-22 do të ketë një fazë të dytë asimetrike në sekuencat e ndeshjeve krahasuar me fazën e parë.

Formati i ri, tashmë në fuqi prej kohësh në liga të tilla si Premier League, La Liga dhe Ligue1, do të ketë një risi të veçantë në krahasim me kombet e tjera që e kanë miratuar atë.

Ndeshjet e kthimit do të jenë krejtësisht të ndryshme nga ndeshjet e para, si për sa i përket radhitjes ashtu edhe përbërjes brenda të njëjtës javë.

Formula e re do të lejojë një shpërndarje më të mirë të ndeshjeve, jo e kushtëzuar në këtë mënyrë nga kufizimet e pranishme në fazën e parë që mund të bien në të njëjtën javë me ndeshjen e kthimit dhe anasjelltas.

I vetmi kriter i shortit është se një ndeshje nuk do të ketë kthimin para se të jenë luajtur 8 ndeshje të tjera”

Related posts

SUSO SHKATËRRON PORTËN/ MILANI dyfishon rezultatin me Sassuolon (VIDEO)

Isa.Autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Juventus: Si e përjashtuam Conten, nuk do doja të isha gruaja e tij

Delo.autor

ZBULON ARSYEN PËR LARGIMIN NGA KLUBI RUMUN/ Naser Aliji rrëfen: Kam marrë “kërcënime” se…

Delo.autor

Leave a Comment