Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ Rekordmeni i Serisë A bëhet si VIERI dhe kërkohet nga BAYERN

Sulmuesi i Genoa, Krzysztof Piatek, bëhet futbollisti i parë në Serie A, që pas Christian Vieri në vitin 2002, që e nis kampionatin duke shënuar gol në secilën prej shtatë javëve të para. Piatek shënoi, në ndeshjen që ekipi i tij humbi 3-1 ndaj Parma, atë që ishte goli i nëntë për të në Serie A, ku debutonte pikërisht sivjet.

Duke llogaritur edhe katër gola ndaj Lecce në Kupën e Italisë, polaku ka realizuar 13 gola në 8 ndeshje zyrtare me ekipin kuqeblu. Nëse vazhdon me këto ritme ai do të bëhet golashënuesi më i parë i Serie A, i pari me fanellën e Genoa, sepse kjo skuadër nuk e ka pasur kurrë një “bomber” në majë, edhe pse është klubi më i vjetër në Itali.

Me këto paraqitje dhe rekorde, Piatek ka përfunduar në “radarin” e Bayern Munich, që mendoj ta marrë në skuadër për të zëvendësuar bashkëatdhtarin Robert Lewandowski.

Për 23-vjeçarin janë interesuar edhe Barcelona, Juventus, Borussia Dortmund dhe Inter…

 

Related posts

ALARM NGA KORONAVIRUSI TEK SPAL-I/ Etrit Berisha bën tamponin dhe rezulton… POZITIV

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

Fitoi Botërorin/ POGBA organizon SUPERFESTËN në pishinën e VILËS së tij…(FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment