Futboll Seria A Sport

PËR SEZONIN E RI QË E PRET INTER/ Marotta: Hakimi, shitje e dhimbshme. Situata financiare është shqetësuese

Krahas Simone Inzaghi, nga salla e shtypit, edhe Giuseppe Marotta foli për sezonin që e pret Interin. Drejtori sportive e filloi me mirëseardhjen për trajnerin e ri: Është kënaqësi të prezantoj Simone, jemi krenar t’ia besojmë zonën teknike një trajneri të ri, por tashmë me përvojë të madhe. Ai është një nga më të suksesshmit në Itali. Jemi të sigurt se është profili i përshtatshëm, vlerat e tij janë ato të një klubi fitues. Interi dëshiron të respektojë historinë, duke fituar trofe, por respektuar gjithmonë parametrat ekonomikë. Ata që shpenzojnë shumë, nuk fitojnë gjithmonë…

Ne po përballemi me një skenar shqetësues. Situata ekonomike e futbollit është e vështirë, por dua të theksoj se pronari ynë ka investuar rreth 700 milionë euro tek Interi. Është e pamendueshme sot të kërkojmë të njëjtën ndërhyrje. Janë bërë zgjedhje të vërteta, të dhimbshme, siç është shitja e Hakimit, por duke menduar për vazhdimësinë. Shpresa është që publiku së shpejti të kthehet në stadium, futbolli është një fenomen i rëndësishëm shoqëror dhe tifozët janë trashëgimi.

Liga dhe klubet po punojnë për t’i rihapur stadiumet, për mendimin tim kushtet e lejojnë këtë. Kemi miliona njerëz të vaksinuar, shpresoj se numri mund të rritet. Fillimi me një rihapje graduale do të ishte tashmë një sukses. Ne, si Inter, kemi humbur rreth 100 milionë euro në dy sezonet e fundit. Një shumë që peshon në mënyrë të pashmangshme. Vlen për ne, vlen për të gjithë”.

Related posts

Zgjidh problemin e golit/ Ja kush shpallet lojtari i muajit tetor në Superiore

Isa.Autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Finlandë-Francë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Reali merr tjetër “jo” nga De Gea, Bufon bëhet hipotezë reale për madrilenët

Sadik.Autor

Leave a Comment