Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Milan ofron 20 milionë euro dhe mbrojtësin për fantazistin “axurr”…

Milani, pavarësisht se po lëviz për të firmosur me lojtarë si Zhiru, Joviç, Sebajos apo Iliçiç, tani duket se po hedh sytë edhe nga futbollisti i Sasuolos, Domeniko Berardi. Fantazisti italian ka shkëlqyer sezonin e shkuar duke shënuar 17 gola në Serinë A dhe duke fituar një vend në “Euro 2020” me Italinë e Mançinit.

Berardi është i aftë të mbulojë dy role, nga krahu i djathtë i sulmit në një rreshtim 4-3-3, te roli i mesfushorit të avancuar, rol që dikur i përkiste Hakan Çalhanoglusë. Berardi ka treguar edhe në të shkuarën se është i aftë të përballojë presionin e sfidave të mëdha, duke qenë protagonist në ngjitjen e Sasuolos nga Seria B në Serinë A. Ai mori vëmendjen e tërë opinionit sportiv në janar 2014, kur në ndeshjen ndaj Milanit, arriti të shënonte 4 gola, duke kthyer rezultatin nga 3-1 në 4-3 për emilianët.

Sipas mediave italiane, Milani ka ofruar 20 milionë euro plus futbollistin Mateo Gabia për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit. “Djalli” gjithashtu duhet të bëjë kujdes edhe nga konkurrenca e klubeve të tjera europiane, të cilat janë duke vëzhguar me kujdes paraqitjet e Berardit me kombëtaren italiane në “Euro 2020”.

Sasuolo, nga ana e saj, e vlerëson lojtarin 40 milionë euro dhe duket se nuk ka ndërmend të pranojë ulje për një lojtar i cili është pa dyshim një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës.

Edhe në të shkuarën ka pasur tentativa për t’ia rrëmbyer ekipit emilian diamantin e tyre, por drejtuesit e klubit i kanë rezistuar tundimit për të shitur lojtarin. Megjithatë, këtë vit duket se do të jetë e vështirë për ta mbajtur lojtarin në “Mappei Stadium”.

Related posts

E BUJSHME/ Milan zgjedh trajnerin, kontratë deri më 2020

Q.Autor

Manaj largohet nga INTERI/ Mediat italiane e çojnë tek klubi i madh SPANJOLL

Isa.Autor

ZYRTARE/ Talenti Nikaj largohet nga Vllaznia dhe firmos kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

Delo.autor

Leave a Comment