Futboll Kategoria Superiore Sport

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NGA SKËNDERBEU/ Zbulohet arsyeja e qendrimit të talentit Mara me klubin korçar

Uerdi Mara dhe Skënderbeu duket se janë drejt rinovimit të bashkëpunimit të tyre, por mbetet për t’u parë se cilat do të jenë kushtet e reja të kontratës që do të lidhë bardhekuqtë me talentin maliqar. Edhe pse fillimisht kambanat e alarmit ishin të forta për një largim të mundshëm të Marës nga Skënderbeu, duket se gjithçka është kthyer pas tashmë dhe drejtuesit e klubit bardhekuq dhe përfaqësuesit e lojtarit do të duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët të rinovimit.

Në kushte të tilla pritet që të ketë një takim gjatë kësaj jave mes Marës dhe Takajt për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull, takim në të cilin me shumë mundësi do të diskutohet jo vetëm për kohëzgjatjen e kontratës, por edhe për bonusin e rritjes së talentit se si mund të konvertohet në një përfitim për klubin në rast të një oferte të rëndësishme për lojtarin në të ardhmen.

Lojtari ka pasur oferta nga klube në Shqipëri, por duke qenë se në parim nuk kanë gjetur akordin me Skënderbeun, si një prej lojtarëve të formuar te korçarët, çdo gjë është bërë e vështirë.

Në kushtet kur Mara luan sezonin e katërt te Skënderbeu dhe në bazë të rregullores që ka të bëjë me taksën e formimit, klub mëmë i bie të përfitojë 30 mijë euro për paraqitjen në çdo sezon. Skënderbeu përfiton në këtë kohë më shumë se 100 mijë euro për të liruar Marën, pavarësisht se ky i fundit nuk ka një kontratë të vlefshme. Kjo ka qenë arsyeja që çdo interes i klubeve të tjera ka mbetur thjesht një tentativë dhe nuk ka pasur asgjë konkrete.

BISEDIMET – Burime të gazetës bënë me dije se veç takimit për rinovimin e kontratës palët pritet që të diskutojnë edhe për këtë pjesë.

Nga ana e klubit duket se janë të hapur që nëse Mara ka ofertë gjatë periudhës që është nën kontratë me Skënderbeun, çmimi i përgjithshëm i rritjes së talentit të zëvendësohet me një përqindje të kartonit të lojtarit.

Një strategji e ndjekur edhe më herët kjo me Pëllumbin. Për këtë arsye duket se zgjidhja e rastit qëndron vetëm në rast se Mara rinovon, dhe të gjitha pritshmëritë të çojnë drejt asaj rruge.

Related posts

PËR REKORD GUINESS/ Mesfushori i Interit ndaj Anglisë vrapoi 16,3 kilometra

Isa.Autor

PSG-LILLE/ Messi zëvendësohet me të filluar pjesa e dytë, vendin e tij e zë Icardi

Delo.autor

KOMENTON TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Lorik Cana thur elozhe: Edi Reja është një person që…

Delo.autor

Leave a Comment