Futboll Sport

POLEMIKAT PËR PENALLTINE E ANGLISË/ Jose Mourinho “i hedh benzinë zjarrit”: Vendimi i arbitrit…

Një penallti e dyshimtë vendosi ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2020” mes Anglisë dhe Danimarkës.

Ishte një 11-metërsh i dhënë për skuadrën angleze, që i siguroi fitoren për në finale.

Kishte reagime të shumta nga tifozët, por nuk ishin të pakta edhe nga figurat e sportit.

Midis tyre është dhe trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, i cili nuk është aspak dakord për penalltinë të cilën fitoi skuadra angleze.

Tekniku portugez shprehet: “Ka fituar skuadra më e fortë. Anglia e ka merituar dhe ka qenë fantastike, por për mua ai 11-metërsh nuk ishte. Në këto nivele në një gjysmëfinale të një Europiani nuk e kam kuptuar kurrë këtë vendim të arbitrit.

Jam i lumtur për Anglinë, por si një njeri i futbollit jam i zhgënjyer për këtë vendim të marrë”.

Anglia do të sfidojë Italinë në finalen e “EURO 2020” më 11 korrik në stadiumin “Wembley” në orën 21:00.

Related posts

KRIZA E RËNDË FINANCIARE/ Klubi i madh spanjoll mendon të shesë yllin kryesor

Delo.autor

“EURO 2020″/ Low merr lajmin e keq, mesfushori i Bayern Munich humbet sfidën ndaj Francës

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Leipzig. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment