Futboll Seria A Sport

PRET TË BËJË RIKTHIMIN E MADH TEK INTER/ Mesfushori Sensi: Duam të mbrojmë titullin kampion

Stefano Sensi ka qenë një nga surprizat e bukura për trajnerin Inzagi në këtë fazë përgatitore. Sezonet e tij të mëparshme, të karakterizuara nga një kalvar i gjatë dëmtimesh, ia kanë ulur ritmin mesfushorit që këtë vit pret të bëjë rikthimin e madh.

I favorizuar nga largimi i Antonio Kontes, i cili përveç një marrëdhënieje jo të mirë me 25- vjeçarin akuzohej edhe si një nga fajtorët kryesorë të dëmtimeve të lojtarit me metodën e tij të punës dhe nga sëmundja e Kristian Eriksenit, që uli ndjeshëm konkurrencën për një vend titullari, futbollisti po gjen formën dhe motivimin e duhur për të qenë një nga të besuarit e teknikut Inzagi.

Në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të klubit, Sensi ka shprehur optimizmin e tij për sezonin që pritet të nisë duke pohuar objektivat dhe vlerësimin për punën e trajnerit të ri.

JAVËT E PARA TË PUNËS – “Jam mirë, ka entuziazëm, ne po punojmë për t’u përgatitur sa më mirë për këtë sezon që do të jetë shumë konkurrues, por ne do të tentojmë të përmirësohemi”.

OBJEKTIVAT – “Qëllimi do të jetë mbrojtja e Skudetos, ne duhet të japim gjithçka. Ekziston entuziazëm dhe dëshirë për të punuar dhe kjo është një pikënisje e shkëlqyer”.

TRAJNERI DHE STAFI I RI – “Unë kam përshtypje shumë pozitive për Inzagin dhe për gjithë stafin, që përbëhet nga njerëz të trajnuar që duan të punojnë dhe të cilët po na transmetojnë idenë e tyre të lojës. Ne jemi të lumtur me këtë, po ndihemi shumë mirë me njëritjetrin”.

NISJA E SEZONIT ME XHENOAN – “Na kanë munguar tifozët për një kohë të gjatë dhe nëse do të debutonim me ta, do të ishte e shkëlqyer. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Xhenoa është një ekip i mirë dhe sepse të gjithë do të duan ta fillojnë mbarë kampionatin. Do të përgatitemi sa më mirë për të marrë në shtëpi tri pikët”.

Related posts

PAS LARGIMIT TË MOURINHO-S/ Tottenham zgjedh trajnerin e ri. Ja kush është 29-vjeçari që do të zëvendësojë portugezin…

Delo.autor

SUPER TIRANA/ Blazhevski dhe Hasani debutojnë me gol, lojtarët “zbardhojnë” Ze Marian

Isa.Autor

FORMULA 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme

F.autor

Leave a Comment