Futboll Ligue 1 Sport

PREZANTOHET TEK PSG/ Mesfushori Wijnaldum: Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time

Ish-mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum, është shumë i kënaqur për transferimin e tij te PSG.

Holandezi ka folur për herë të parë mbi shpresat e tij me klubin e ri.

“Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time. I jam bashkuar një klubi të madh, që ka shumë lojtarë të mëdhenj në skuadër. Parisi është një qytet i mrekullueshëm, me tifozë të jashtëzakonshëm, e di këtë sepse kam luajtur kundër PSG në Parkun e Princave”, ka thënë mesfushori.

Projekti – “Mendoj se projekti është i bukur dhe po ndërtojmë një skuadër për t’i arritur këto objektiva. Kam treguar në klubet ku kam luajtur se jam një lojtar që do të fitojë”.

Mentaliteti – “Mentaliteti im është të përmirësohem vazhdimisht, të mësoj nga shokët e skuadrës dhe nga trajnerët. Do të kërkoj ta sjell këtë mentalitet t e skuadra dhe shpresoj të integrohem sa më shpejt të jetë e mundur me ekipin”.

Related posts

Kolumbia në Botëror mund të krenohet me gazetaren seksi! (FOTO)

Sadik.Autor

“NUK HARROJMË VLERAT…”/ Klubi francez i befason të gjithë, uniformë një “Yll të kuq” në kraharor (VIDEO)

Delo.autor

“KAM PREMIO PËR GOLAT”/ Vasil Shkurtaj: Me Tiranën tregojmë… forcën

Delo.autor

Leave a Comment