Futboll Seria A Sport

PRISHJE PLANESH PËR RONALDON/ Pjesëtari i familjes dërgohet me urgjencë në spital. Ja arsyeja…

Kristiano Ronaldo u kthye ditën e djeshme në stërvitje me Juventusin, por lajme jo të mira vijnë nga Portugalia.

Motra e yllit portguez, Katia Aveiro është dërguar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Për afro 10-ditë, Katia qëndroi në shtëpi, por gjendja shkoi duke u përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Një prishje planesh për Ronaldon i cili mund të shkëputet nga stërvitja me bardhezinjtë për të udhëtuar drejt Portugalisë. Vetë këngëtarja bëri një postim të gjatë në ‘’Instagram’’ duke shpjeguar dhe gjendjen e saj shëndetësore.

‘’Unë u infektova, dreq, që nga 17 korriku jam pozitiv dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke mbajtur protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23 u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital.

Gjithçka po shkon mirë, po shërohem, falënderoj Zotin dhe falë shërbimit të Sesaram (Hospital do Funchal) me një ekip të mrekullueshëm mjekësor dhe me një histori të pabesueshme për të treguar. Unë jam akoma me të njëjtat mendime dhe besime, nuk është një virus i mallkuar i mbjellë në lakminë e kësaj bote që do të më rrëzojë’’, shkruan Katia Aveiro.

Related posts

E BUJSHME/ Klubi shqiptar blen autobuzin e Bajern Mynih?! (FOTO)

Delo.autor

PAMJE HORROR/ Welbeck thyen keq këmbën

Isa.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E INTER/ Shtohen pretendentët për mesfushorin Eriksen, në garë edhe klubi i madh spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment