Futboll Shqipëri Sport

PROTAGONIST NË KROACI/ Sahiti dhuron asist fantastik në ndeshjen kundër “bandës” së shqiptarëve (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e rikthimit tek kroatët e Hajdukut të Splitit, duke debutuar më asist në sfidën e përfunduar 2-2 ndaj rivalëve të Lokomotivës së Zagrebit.

22-vjeçari pas një sezoni pozitiv në radhët e Sibenikut po në Kroaci ku arriti të realizonte 7 gola, është kthyer të jetë përsëri protagonist me skuadrën e tij Hajdukun duke dhuruar një asist fantastik në sfidën e parë të kampionatit kroat kundër Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi shqiptar gjeti bukur shokun e skuadrës Mlakar në minutën e 29-të të takimit, i cili nuk gaboi përballë portierit. Pavarsisht numrit të lartë të shqiptarëve tek Lokomotiva, titullari luajti vetëm Enik Çokaj.

Edhe pse 22-vjeç, Emir Sahiti shikohet si lojtar me mjaft perspektive duke qenë pjesë e disa skuadrave si Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut, tek ekipi i dytë i Hajdukut të Splitit për të kaluar më pas në skuadrën e parë ku nuk nguron të jetë protagonist.

Related posts

“DUKE BËRË KOMPLOT ME…”/ Ky postim i Pogbas me Salahn po “çmend” tifozët në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

“RAMOS NUK MBAN DOT LOTËT”/ Minuta e 83-të, momenti më prekës i “El Clasico”

Isa.Autor

ZYRTARE/ Aventurë e re për Rekobën, ish-sulmuesi i Interit emërohet si trajner i skuadrës së…

Delo.autor

Leave a Comment