Futboll Sport

RREZIKOI SHUMË PËR KOMBËTAREN/ Luajti me injeksione! Po mjekohet në Romë

Mirlind Daku ka luajtur i dëmtuar për Kombëtaren, në dy ndeshjet e fundit; humbjen në Pragë dhe fitoren në Tbilisi. Është trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov që konfirmon se gjilanasi do jetë mungesë për ekipin e tij në përballjen kundër Dinamos së Moskës, e cila luhet të dielën në mbrëmje.

Rashid Rakhimov konfirmon se Daku luajti me injeksione në Ligën e Kombeve, teksa mori 65 minuta si titullar kundër Çekisë dhe 24 kundër Gjeorgjisë. Për momentin Daku ndodhet në Romë dhe po mjekohet për lëndimin në këmbë, pasi diçka e tillë e përndjek prej një kohe të gjatë.

Duket se “sebep” për dërgimin e tij në Romë është bërë stafi i Kombëtares dhe lidhjet mes dy stafeve, për shkak të përvojave të mëparshme.

26-vjeçari është një prej lojtarëve kryesor të Rubin Kazan dhe këtë sezon ka shënuar 6 gola e ka bërë 3 asistime në 11 paraqitje në kampionatin e Rusisë. Aktualisht, Rubin Kazani mban vendin e 7-të në klasifikim me 14 pikë të grumbulluara.

Related posts

Letra prekëse e Xavi Hernandez për mikun e tij Andres Iniest

Sadik.Autor

Derbi më i zjarrtë i Kategorisë së Dytë, shikoni atmosferën në Sarandë (VIDEO)

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-SOUTHAMPTON/ Shënohet goli i katërt brenda 30 minutave

F.autor

Leave a Comment