Futboll Sport

PUBLIKOHET AXHENDA/ Ja kur nis Luftëtari përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë…

Java e dytë e muajit gusht priret ta gjejë AF Luftëtarin në fushë. Klubi ka menduar që skuadra të nisë stërvitjen sa më shpejt, për të qenë gati për Kategorinë e Dytë. Me dyshen e konfirmuar Kristidhi-Meçi, bluzinjtë do ta nisin me pretendime sezonin 2021- 2022.

Për merkato nuk flitet ende, e megjithatë administratori Mustafa Hysi ka paralajmëruar se vetëm 2-3 përforcime do të bëhen. Pjesë e organikës do të mbetet edhe Sadik Basha, gardiani i shkollës gjirokastrite. Gjatë një bisede me “Panorama Sport”, ai thotë: “Për Luftëtarin, në janar ‘braktisa’ Butrintin.

U bëra pjesë e ekipit ku u formova si portier, pasi më bindi projekti dhe vizioni i drejtuesve. Të mbrosh katërkëndorin e këtij klubi është vlerësim i madh, përtej kategorisë. Me sinqeritet e them se më vjen mirë që jam produkt i shkollës bluzi. Ndaj, duhet të jem dyfish i motivuar për të përligjur besimin”, përfundoi 19-vjeçari

Related posts

Legjenda e Anglisë dhe Chelsea-t shuhet në moshën 61-vjeçare

Sadik.Autor

LËSHON NJË DEKLARATË/ Balotelli: Nëse Mancini më thërret në kombëtare, shkoj në këmbë nga Turqia

Delo.autor

INTERI NUK DORËZOHET/ Zikaltrit në garë për MODRIC, transferimi mund të ndodhi në…

Isa.Autor

Leave a Comment