Futboll Sport

“DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM PËR HISTORINË E KËTIJ KLUBI”/ Ancelotti: Kjo skuadër do të fitojë trofe

Karlo Ançeloti është shumë i kënaqur nga mënyra se si po punon skuadra e Realit dhe thotë se këtë vit do të bëjnë gjëra pozitive dhe do të fitojnë trofe.

PËRGATITJET – “Kemi punuar shumë mirë dhe lojtarët kanë bërë. Ka pasur shumë kualitet dhe të rinjtë janë sjellë ashtu siç duhet bashkë me veteranët. Më ka pëlqyer shumë kjo gjë. Karvahal, Naço, Marselo, Lukas apo Isko janë të uritur. Pavarësisht se kanë fituar gjithçka, ata vazhdojnë të jenë të karikuar dhe kanë dëshirë. Duan të bëjnë sezon të mirë, ashtu siç na pëlqen të gjithëve”.

ALABA – “David Alaba është një lojtar i kompletuar, me shumë kualitet dhe inteligjent taktikisht në mbrojtje. Unë kam punuar me të dhe e kam vendosur si qendërmbrojtës në ndeshjet e fundit me Bajernin. Ndonjëherë luan edhe si mesfushor, por edhe mbrojtës i majtë. Është një lojtar i kompletuar dhe do të bëjë një sezon mjaft të mirë. Për këtë jam i sigurt”.

STILI I REALIT – “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për historinë e këtij klubi. Skuadra duhet të luajë mirë, të tregojë kualitetin që ka. Kjo është historia e Realit, ka futboll energjik, intensitet me dhe pa topin”.

Related posts

Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari

Isa.Autor

Presidenti i ekipit italian: Jemi të zhgënjyer nga Berisha!

Sadik.Autor

TIRANA ZBULON AXHENDËN/ Ja vendi dhe data për kryerjen e fazës përgatitore

Delo.autor

Leave a Comment