Futboll Sport

RRËFEN TË KALUARËN E TIJ TEK “ZONJA E VJETËR”/ Trajneri Sarri: Juventus festoi për vendin e 4-t…

Trajneri i ri i Lacios, Mauricio Sarri, gjatë një interviste kthehet të flasë për të kaluarën e tij te Juventusi, duke u ndalur së pari te menaxhimi i Kristiano Ronaldos: “Nuk ishte e thjeshtë të merreshe me Ronaldon. Ai ishte si një multinacionale, kishte interesa personalë që mbizotëronin mbi skuadrën”, shpjegoi Sarri gjatë intervistës me “SportItalia”.

Sarri më pas shtoi: “Është një situatë e vështirë për tu menaxhuar, unë e konsideroj veten të aftë për të trajnuar jo për të bërë menaxherin. Kënaqem më shumë gjatë ndeshjeve. Ka dhe anë pozitive, ama: Kristiano është një lojtar që i shërben jashtë mase klubit. Kur një lojtar arrin këto nivele, është e qartë që ai përfaqëson diçka që tejkalon interesat e klubit dhe të ekipit”.

SHKARKIMI – Sarri u ndal edhe te periudha e pauzës pas shkarkimit nga Juvja: “Gjatë këtij viti kam qëndruar pranë familjes sime, kam lexuar shumë libra, kam parë ndeshje të shumta në televizor si dhe jam përqendruar te çiklizmi që është hobi im i dytë i preferuar. Ka qenë një vit i veçantë, gjatë të cilit, më kanë rënë në sy, stadiumet bosh. Kjo ka qenë një pamje që më ka trishtuar, sinqerisht.

Duhet ta pranoj se për shkak të kësaj, nuk më vinte ndërmend për t’u rikthyer në ndonjë pankinë”. Tekniku, zbuloi se ka pasur kontakte me Napolin: “Është e vërtetë që gjatë dimrit, ata më kërkuan. Nuk ishte me të vërtetë, një tratativë por një kërkesë nga ana e tyre nëse isha i dis ponueshëm për të trajnuar ndonjë ekip. Nuk besoja se do isha i dobishëm në atë moment të sezonit te ai klub. Edhe klubeve të tjera që më kanë kërkuar gjatë asaj periudhe u kam thënë të njëjtën gjë”.

NJË SHIGJETË NDAJ JUVES – Nuk i mungon ironia për sa i për ket Juves: “Titulli im? Shumë njerëz ishin të sigurt se do fitoja. Jashtë klubit por, në fakt, edhe brenda tij. E fituam atë kampionat dhe nuk festuam pothuajse fare, secili sipas dëshirës. Ndoshta më mirë të kisha ardhur këtë sezon duke parë që atje festuan për një vend të katërt”.

 DERBI PËRBALLË MURINJOS DHE GABIMET – Sarri komenton edhe derbin që do ketë përballë Romës së Murinjos: “Më shumë janë gazetat që po e ndezin atmosferën. Në fund të fundit, do luajnë Roma përballë Lacios, nuk është se do jemi në fushën e lojës unë dhe Murinjo. Më rëndësi kanë lojtarët se sa trajnerët”. Tekniku toskan foli dhe për lamtumirën nga Çelsi: “Marina Granovskaja donte të më mbante? E vlerësova gabim situatën, doja të kthehesha në Itali me çdo kusht. Marina insistoi që unë të mos largohesha, por më kishte marrë malli për atdheun tim”.

ITALIA, ZHIRU, DE ZERBI – Sarri foli edhe për kombëtaren italiane: “Jemi skuadra që po luan më mirë në ‘Euro 2020’. Duke parë zgjedhjet e bëra dhe taktikën e përdorur, Mançini pa dyshim ka bërë një punë të shkëlqyer”. Për De Zerbin, u shpreh: “Më ka lënë pa fjalë fakti që një trajner kaq premtues është detyruar të largohet drejt një kampionati të huaj vetëm prej faktit se asnjë ekip italian nuk ka besim te cilësitë e tij.

Besoj se te Shahtjori ka për të bërë mirë. Ai klub ka për të qenë një vitrinë për të”. Në fund foli dhe për zërat e merkatos që lidhin Olivie Zhiru te Milani: “Zhiru te Milani? Kemi të bëjmë me një profesionist të vërtetë. Nuk e lë asnjëherë në baltë ekipin. Përpara finales së Ligës së Europës, Zola me pyeti se kush do e niste titullar në sulm. Unë i thashë se Zhiru dhe Pedro do nisin nga minuta e parë. Te Zhiru kam pasur besim maksimal”.

Related posts

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Suso barazon shifrat me një super gol, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Rooney largohet nga Premier League, DC United destinacioni i ri

Sadik.Autor

U BLE PËR 300 MIJË EURO/ Largohet me lot Andrea Barzagli pas 8 vitesh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment