Futboll Seria A Sport

“SARRI ËSHTË HAPI I VËSHTIRËSIVE”/ Igli Tare mirëpret teknikun e ri: Pasqyron shpirtin e Lazios

Ditën e sotme, Mauricio Sarri u prezantua si trajneri i ri i Lacios në një konferencë për shtyp ku ishte i pranishëm dhe drejtori sportiv i klubit, Igli Tare.

Tare në fjalën e tij falënderoi Inzagin për vitet e kaluara me Lacion dhe i uroi mirëseardhje Mauricio Sarrit duke mos i kursyer elozhet.

‘’Ne jemi shumë të lumtur për prezantimin e trajnerit të ri. Së pari dua të falënderoj Simone Inzagin dhe stafin e tij për punën e bërë në pesë vitet e fundit, i urojmë fat në aventurën  e re. Sarri për ne ishte mundësia për të bërë një hap më të vështirë në cilësi, pas punës së madhe të bërë vitet e fundit.

Për ne është një terren prove, duke marrë parasysh edhe vështirësitë që po kalon bota e futbollit, një trajner me ne përvojë të madhe, me një lojë sulmuese dhe agresive që pasqyron shpirtin e Lacios. E mirëpresim dhe shpresojmë të gëzohemi së bashku’’, tha Tare.

Related posts

BASKETBOLL/ Dëmtim i rëndë, ylli i NBA rikthehet pranverën e 2020

Delo.autor

“JAM SHUMË I LUMTUR PËR FITOREN NDAJ IRLANDË SË VERIUT”/ Mancini: Ndaj Bullgarisë dua më shumë… adrenalinë

Delo.autor

AKORDI 169 MILION EURO/ Xavi zbulon objektivin e madh të Barcelonës në merkato

Delo.autor

Leave a Comment