Futboll Sport

“NUK SHIKOJ NGJASHMËRI ME MOURIHO-N”/ Prezantohet trajneri Sarri: Dua një skuadër që jep shpirtin në fushë

Mauricio Sarri u prezantua zyrtarisht si trajner i Lacios. Ish-trajneri i Juventusit doli para mediave në praninë e drejorit sportiv të bardhekaltërve shqiptarit Igli Tare.

Edhe pse gazetarët e krahasojnë me Murnjo Sarri është me këmbë në tokë dhe nuk e vendos veten në të njëjtin nivel me portugezin. 62-vjeçari u përpoq t’iu përgjigjej me mjaft qetësi pyetjeve të gazetarëve:

“Nuk shikoj një ngjashmëri të madhe mes meje dhe Murinjos. E kam njohur, është një personazh karizmatik i cili më pëlqen. Zhoze ka fituar shumë më tepër se unë dhe ka një palmares të gjatë, por kjo nuk do të thotë asgjë pasi në derbi do të hymë në fushë vetëm për të fituar.

Dua të shikoj në fushë një skuadër që jep shpirtin në stërvitje dhe sakrifikon shumë gjatë javës që më pas të argëtohemi dhe të dominojnë kundërshtarin në fundjavë. Mundësitë për ta bërë diçka të tillë i kemi dhe ky është një nga motivet që unë jam këtu. Te kjo skuadër i kam të gjitha mundësitë të zhvillohen më shumë si trajner pasi Lacio i përshtatet futbollit që unë aplikoj.

Objektivi është ta nisim sezonin me skemën 4-3-3.  Të shikojmë se cilët do të jenë anësorët që do të kem në dispozicion. Për sa i përket sulmit për mua nuk është problem të aktivizoj një djalë të ri në këtë repart.

Europa League? Mendoj se në Europë duhet të japim gjithmonë maksimumin. Për Scudetton të shohim. Nis një cikël i ndryshëm, do të luajmë me një skemë tjetër dhe do të përpiqemi të mbetemi kompetitivë dhe me kalimin e kohës do të provojmë të përmirësohemi.

Dallimet midis Juventusit dhe Lacio? Skuadrat janë subjekte abstrakte, klubet përbëhen nga njerëz. Të flasësh për Juven dhe Lacion në një mënyrë të përgjithshme është ndryshe. Sot nxjerr përfundimin se këta njerëz, te Lacio, janë të përshtatshëm për mua. Pastaj do të shohim, rruga nuk do të jetë e lehtë. Në fazat fillestare, me skuadra të reja, unë gjithmonë kam luftuar. Por nëse keni idetë e duhura dhe dëshironi një lloj të caktuar futbolli është e pashmangshme. Të luash një lloj të caktuar futbolli është një filozofi, jo skema të ftohta.

Kemi bërë një listë të roleve që duhen përforcuar për të luajtur një futboll ndryshe. Nuk jemi përqëndruar tek emrat, por te rolet dhe karakteristikat. Tregu i transferimeve është i vështirë për të gjithë, ndoshta vetëm disa skuadra angleze nuk kanë kufij ekonomikë”, u shpreh Sarri.

Related posts

Leo Messi dhe Sergio Ramos, lojtarët më besnikë në La Liga

Sadik.Autor

PAS GOLIT QË ÇMENDI BOTËN/ Leo Messi poston FOTON e veçantë me…

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Fantastike pritja e gardianit Hoxha, i mohon golin e avantazhit shkodranëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment