Futboll Sport

SFIDA FINALE NDAJ ITALISË/ Faktori “Wembley”, një shpresë më shumë për Anglinë ndaj “Azzurrëve”

“Kemi stampuar buzëqeshje në fytyrën e të gjithëve, por tifozëria ishte e pabesueshme. Mendoj se ishin fantastikë, na shtynë përpara, veçanërisht në shtesë dhe ne arritëm që ta gjejmë golin e fitores”. Këto janë fjalët e zëvendëskapitenit, Xhordan Henderson, i cili përmbledh faktorin “Wembley”, i cili ndihmoi lojtarët e Anglisë, që më në fund ta kapërcejnë vijën e kuqe dhe të shkojë në një finale Europiani.

Henderson është një futbollist që di gjithçka për të efektin që një tifozëri ka mbi skuadrën. Liverpuli i tij është një shembull se si mund të përmbyset një gjysmëfinale Champions-i në 2019 në “Anfield Road”, edhe kur përballë ke Barcelonën dhe në “Camp Nou” ke humbur 3-0. Diferenca me “Anfield” është se ai është kthyer në një strofull të frikshme prej shumë vitesh. Ndërsa për Anglinë, siç Garet Sauthgejt e tha përpara gjysmëfinales, “Wembley” i ri (2007) nuk ka një histori të tillë: “Wembley” ka një histori fantastike sigurisht, por shumë prej këtyre kujtimeve janë në stadiumin e vjetër dhe shumë prej këtyre djemve nuk i kanë përjetuar”.

Trajneri kërkoi të krijonte një moment historik në stadiumin e rikonstruktuar. Tifozët luajtën rolin e tyre kundër Gjermanisë në 1/8-at të mërkurën e shkuar dhe tani, me 64.547 kundër Danimarkës, ata i dërguan një tjetër kartolinë Italisë se çfarë i pret në stadiumin ku kombëtarja e tyre ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit. Tani është radha e “Axurrëve” të Mançinit.

“Një finale. Në shtëpi. Pooo, çfarë ndjesie”, deklaroi i emocionuar kapiteni Herri Kejn pas triumfit me Danimarkën. Historia e finaleve në shtëpi nuk është se sjell shumë optimizëm. Franca humbi një të tillë 5 vite më parë, Portugalia një tjetër në vitn 2004 kur u mposht nga Greqia. Vetëm dy herë në histori një vend e ka fituar Europianin kur e ka luajtur atë në shtëpi: Spanja në 1964 dhe Franca në 1984. Por, tani kemi Anglinë e Sauthgejtit, një Angli e re, një histori e re.

Related posts

PARA SUPERSFIDËS NË “BERNABEU”​/ Policia spanjolle dëbon liderin e tifozëve ultras të Bocas (FOTO)

Isa.Autor

SHUAN ËNDRRAT E MILAN-IT/ Ish-drejtori sportiv i “kuqezinjve”: Më duket shumë e vështirë që…

Delo.autor

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Delo.autor

Leave a Comment