Futboll Sport

SHKËLQEU ME DANIMARKËN NË “EURO 2020″/ Ylli Damsgaard në radarët e 3 klubeve të Premier League, ja emrat…

Futbollisti 21-vjeçar i Danimarkës Mikkel Damsgaard është vënë në qendër të merkatos disa klubeve të mëdha në Premier Ligën angleze.

Sipas mediave italiane, pas yllit të Sampdoria janë vënë Lidsi, Evertoni dhe Liverpuli. 21-vjeçari bëri paraqitje fenomenale në Kampionatin Europian duke realizuar dhe dy gola ku spikati ai ndaj Anglisë në gjysmëfinale me goditje dënimi.

Favor në këtë tratativë mund të ketë Totenhemit, pasi Fabio Paratiçi e njeh mjaft mirë terrenin në Itali dhe mund të dijë si të bindë drejtuesit xhenovezë, por këta të fundit kanë kushtet e tyre për mesfushorin që u transferua verën e kaluar nga danezët e Nordsjaeland.

Related posts

HARRON CARBONERO-N/ Iker Casillas: Ja kush është dashuria e re

Delo.autor

MALDINI SHERR ME GAZDHISIN/ Dyshja mendon largimin, zbulohen shkaqet e përplasjes

Delo.autor

RIKTHEHET GJIMSHITI/ Mbrojtësi shqiptar në dispozicion të Atalantës

F.autor

Leave a Comment