Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ BASELIT/ Partizani mbyll përgatitjet në Kamzë, “demat” grumbullohen në Elbasan

Partizani mbyll përgatitjet në stadiumin e Kamzës në vigjilje të takimit të kthimit kundër Bazelit. I gjithë grupi ishte i pranishëm dhe Daja u fokusua sërish te taktika, duke përforcuar edhe më tej seancën e djeshme stërvitore.

Priten surpriza në formacion nga strategu kryeqytetas, i cili ka provuar disa lojtarë në role të ndryshme, si dhe lëvizje të shumta në manovër. Vetëm Musta ka probleme fizike, ndërsa të tjerët janë gati.

Tashmë, “demat” do të zhvendosen në Elbasan, ku do të kryejnë stërvitjen e fundit 24 orë para fillimit të takimit. Ditën e sotme në orën 19:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të Partizanit, Ilir Daja, në sallën e konferencave të stadiumit “Elbasan Arena”. Më pas, në orën 20:00 do të zhvillohet stërvitja zyrtare e “demave” në stadiumin “Elbasan Arena”.

Related posts

Zyrtare: Nagatomo transferohet te Galatasaray

Q.Autor

PËRBALLJE TITANËSH NË MERKATO/ JUVENTUSI sfidon BARÇËN për yllin e PSG

Isa.Autor

Ndodh edhe kjo, avioni i letrës paraqitet në ndeshjen Rusi – Brazil

Sadik.Autor

Leave a Comment