Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ BASELIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Daja: Nëse duam të bëjmë realitet ëndrrën, duhet të…

Shorti i Ligës së Konferencës ka vënë Partizanin përballë një kundërshtari shumë të vështirë si Bazeli. Por trajneri i të kuqve, Ilir Daja, në konferencën për shtyp para sfidës, u ka bërë thirrje lojtarëve që të tentojnë mrekullinë në këtë duel. Duke folur para mediave, ai ka theksuar se përtej respektit për kundërshtarin, ekzistonte edhe dëshira për të bërë diçka historike ndaj një ekipi me shumë vlera.

“Përballë kemi një kundërshtar të vështirë. Bazel është një nga ekipet më me traditë jo vetëm në futbollin zviceran. Kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në kompeticionet evropiane duke qenë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampioneve. Kampionati zviceran është më i fortë se i yni dhe Bazel e ka mbyllur sezonin e shkuar në vendin e dytë. Do të thoja që Bazel ka patur më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen në raport me ne që pas kualifikimit të merituar ndaj Sfintul kemi patur vetëm tre ditë në dispozicion. E respektojmë Bazel, por kemi ardhur që të respektojmë edhe veten tonë. Nëse kemi një ëndërr dhe duam ta bëjmë realitet këtë duhet ta bëjmë këtu në Zvicër përtej koeficientit të vështirësisë që paraqet kjo ndeshje.

Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion. Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme.

Personalisht më vjen shumë mirë që lojtarët shqiptarë po integrohen në ekipet me zë në Europë. Kjo është gjë shumë e mirë për shqiptarët kudo që janë sepse lojtarët shqiptarë kanë premisa të mira për të luajtur futboll pasi talenti nuk u mungon. Këta lojtarë mund të jenë ambasadorët më të mirë për ti hapur rrugën edhe brezave të tjerë të përfaqësohen siç edhe po tregojnë lojtarët shqiptar të Bazel”, tha Daja në konferencën për shtyp.

Related posts

NUK FIRMOS KONTRATËN E SHKON NË LUFTË/ Kapiteni i Armenisë armatoset në Nagorni-Karabakh

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ Milan ka arritur marrëveshje me Real Madrid për mesfushorin…

Delo.autor

LIVERPOOL-SOUTHAMTON/ Aksion model i “Të Kuqve”, Chamberlain realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment