Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SHIROKIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Brdariç: Duhet të jemi shumë të përgatitur, jemi gati të…

Në vigjilje të takimi të parë eliminator të Ligës së Konferencës, ditën e enjte në orën 21:00 në Bosnje ndaj Shiroki Brijeg, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur për mediat duke analizuar këtë sfidë të shkodranëve në Europë:

Rikthimi në Europë – “Vllaznia e meritoi rikthimin në Kupat e Europës, pasi kemi punuar shumë. Tani jemi rikthyer në kualifikuese. Nuk duhet vetëm ta shijojmë këtë situatë ku ndodhemi, duhet të jemi shumë studiozë dhe shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të fitojmë.”

Ndryshime – “Pati ndryshime, pasi jemi në një proces punë që vazhdon. Është gjithmonë e vështirë të gjesh lojtarë dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Mendoj se grupi është i mirë, mund të jemi kompetitivë për këto ndeshje. Jemi gjithmonë gati, në pëlqen të luajmë. Kemi shumë pritshmëri, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi është një eksperiencë e re për secilin prej nesh. Duhet të jemi shumë të përgatitur, jemi gati të duelojmë me Siroki Brijeg. Do të jetë një ndeshje e bukur.”

Fjala për lojtarët përpara ndeshjes – “Kemi punuar si profesionistë që prej ditës së parë. I kam dhënë lojtarëve të mi më të mirën, për t’i kuptuar se si do luhet loja dhe si duhet arritur vëmendja se si një profesionist duhet të ketë për çdo ndeshje. Mendoj se kemi arritur nivelet maksimale, të paktën për futbollin shqiptar. Gjithë kohën i kam dhënë mbështetje lojtarëve dhe atë që kam për detyrë të jap. Duhet t’i marrim avantazhin çdo gjëje që fituam sezonin e kaluar dhe kësaj eksperience. Mendoj se jemi të fortë mjaftueshëm për të luajtur nesër, por e dimë që duhet të japim maksimumin.”

Liridon Latifi – Ai do e nisë ndeshjen nga stoli, unë do fus 11 lojtarët më të mirë në lojë. Kemi mundësi të mira për të ndryshuar gjatë lojës. Gjendja fizike e tij është e mirë, por duhet të punojë më shumë që të përshtatet me ekipin. Duhet t’u japim lojtarëve të afruar më shumë kohë, shumë prej tyre nuk kanë luajtur shumë, kështu që nuk mund t’i fusim direkt në lojë. Latifi është një lojtarë me eksperiencë të madhe, ai ka dëshirë, ka pasion, më pëlqen shumë qëndrimi i tij.”

Sfida e parë jashtë fushe – “Më pëlqen ky ndryshim i rregullores, do shohim më shumë futboll sulmues. Do të jetë më shumë duel sportiv sesa taktik. Më pëlqen ky fakt. Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë gjithë takimit, që të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit. Do jetë ndeshje e balancuar, nuk i jap avantazh askujt.”

Ndeshja pa tifozë – “Mendoja se do të kishim tifozë në këtë ndeshje, sa keq që nuk do lejohen. Më vjen keq, pasi shumë prej tyre kanë rezervuar dhe tani do duhet të anulojnë udhëtimin në Bosnje. Jam i sigurt që do na mbështesin nga televizioni. Mendoj se kemi një objektiv të qartë: fitimin e çdo ndeshje. Ne na takon të kalojmë raundin e parë, por duhet ta shohim Sirokin si një kundërshtar vërtetë të vështirë, pasi vitet e fundit kanë krijuar eksperiencë në Europë. Kjo ju jep atyre një avantazh, prandaj duhet që ne të punojmë më fort se ata.”, deklaroi Brdariç

Related posts

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Kuqezinjtë” mposhtin Bolognan dhe mban gjallë ëndrrën Champions

Delo.autor

INCIDENTET NË NDESHJEN ME SERBINË/ Murat Jakin: Xhaka ka karakter, njerëzit e tillë ne duam t’i shohim në fushë

F.autor

KHABIB-McGREGOR/ Flet presidenti i UFC pas sherrit masiv: Tre të arrestuar nga policia (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment