Futboll Sport

“SHPËRTHEJNË” TENSIONET/ Përleshje masive mes tifozëve të Anglisë para finales së “Euro 2020” (FOTO)

Tifozët e Anglisë janë filmuar duke u përleshur me njëri-tjetrin në Wembley Way vetëm disa orë para finales së madhe që Tre Luanët e zhvillojnë ndaj Italisë.

Nuk është plotësisht e qartë se çfarë e ndezi përleshjen, por policia shpejt u hodh për të qetësuar gjërat në rrugën Wembley.

Mijëra mbështetës kanë zbritur në Wembley për finalen dhe gjithçka para një lokali afër stadiumit, e që situata eskaloi shpejtë.

Disa tifozë të Tre Luanëve në pamjet e publikuara, mund të shihen duke hedhur grushte ndaj njëri-tjetrit, si dhe duke u përplasur me mbështetësit e tjerë.

Kuptohet që gjërat u qetësuan shumë shpejt, me një prani të fortë policie jashtë stadiumit vendas të Anglisë.

Tre Luanët ndeshen me Italinë në Wembley ,e fillim nga ora 21:00.

Anglia nuk ka fituar kurrë një Kampionat Evropian më parë dhe ka shansin të shkruaj sonte historinë.

Triumfi i fundit i madh i Tre Luanëve erdhi në vitin 1966 kur ata ngritën Kupën e Botës dhe që nga ajo kohë ata nuk kanë shijuar më sukses ndërkombëtar. /Telegrafi

Related posts

“TI JE K*RVË”/ Wanda Nara ka në dorë videot e s*ksit që aktorja përvëluese i çonte Icardit (FOTOT)

Delo.autor

NDESHJE E ÇMENDUR/ Supergol nga Batha, Torassa shkelmon Kukësin

F.autor

MANCHESTER CITY-LIVERPOOL/ De Bruyne ndëshkon kampionët nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment