Sport Të tjera

SKANDAL/ Atletja amerikane përjashtohet nga Lojërat Olimpike pasi kishte konsumuar…

Atletja amerikane Shakerri Riçardson është skualifikuar në Lojërat Olimpike pasi në testet e zhvilluara nga Agjensia Antidoping rezultoi se kishte përdorur substanca të palejuara të tipit Marijuana.

21 vjeçarja shikohej si atlete me perspektivë dhe një ndër favoritet kryesore për të fituar medalje të artë në garën e 100 metrave, por skandali i zbuluar do ta ndalojë të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm atletik. Vetë atletja u justifikua me faktin se kishte përdorur marijuanë për të kaluar dhimbjet e ndarjes nga jeta të mamasë së saj biologjike.

“Unë dua të marr përgjegjësinë për veprimet e mia, unë e di se çfarë kam bërë. Gjithçka që bëj vjen natyrshëm. Nuk kam përdorur kurrë steroide, por marijuanë. Mos më gjykoni, jam njeri!”, tha Shakerri Riçardson.

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK NË SFIDËN E “EURO 2020″/ Eriksen bën postimin e parë pas kualifikimit të Danimarkës

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Ish-ylli i Barcelonës rrëfen se si ai dhe bashkëlojtari i tij shqiptar u përzënë nga klubi, ja shkaku

Delo.autor

U KUALIFIKUA NË CONFERENCE LEAGUE/ Shikoni festën e “çmendur” të Laçit pas vërshëllimës së arbitrit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment