Futboll Kategoria Superiore Sport

“VLLAZNIA GATI TË SHKËLQEJË NË EUROPË”/ Kapiteni Gurishta: Shkojmë në Bosnjë për të hedhur hapin e parë drejt…

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, është i mendimit se skuadra shkodrane do të bëjë paraqitje dinjitoze edhe në Europa Konferencë Ligë. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi pohoi se Vllaznia e sezonit të ri, pavarësisht largimeve, me afrimet e bëra do të jetë po aq konkurruese sa në edicionin e shkuar, ku dolën nënkampionë dhe fituan Kupën e Shqipërisë.

Të besuarit e trajnerit Tomas Brdariç sfidën e parë europiane e luajnë në Bosnjë, ndaj Shiroki Brijeg. Sipas kapitenit, kuqeblutë do të shkojnë për të kërkuar suksesin, pse jo, edhe kualifikimin që në këtë takim.

Sipas kapitenit, si është gjendja e ekipit pas përfundimit të fazës përgatitore në Zllatibor?

Gjendja e ekipit ditaditës po përmirësohet. Pas fazës përgatitore në Zllatibor dhe ndeshjeve miqësore që zhvilluam atje mendoj se Vllaznia është gati për të bërë një paraqitje dinjitoze në Europë.

Vllaznia ka bërë disa përforcime në merkato, por ka pasur edhe largime. A pritet që të jetë ajo e sezonit të shkuar?

U larguan disa lojtarë kyç të sezonit të kaluar, por besoj se me afrimet që po bëhen, përsëri Vllaznia do të jetë po aq e fortë sa sezonin e fundit ku fituam edhe trofe.

Të enjten, takimi i parë në Konferencë Ligë ndaj Shirokit në Bosnjë. Si e shikoni këtë përballje?

Shiroki Brijeg është një ekip i fortë dhe do ta vlerësojmë maksimalisht. Do të shkojmë atje të luajmë futbollin tonë dhe të marrim rezultat pozitiv, duke hedhur hapin e parë të kualifikimit.

Sa janë mundësitë për kualifikim?

Mundësitë për kualifikim janë të mëdha, në qoftë se do të zbatojmë me përpikmëri detyrat taktike në 180 minuta. Duhet të kemi durim dhe besim te forca jonë.

Po bëhen afrime, por ku e shikoni se Vllaznia ka sërish nevojë për përforcime?

Klubi po punon për afrimet e duhura dhe jemi në rrugën e duhur. Çdo repart ka nevojë për përforcime, në qoftë se duam të kemi pretendime madhore.

Related posts

Kampioni i botës me Gjermaninë: Para çdo ndeshje kam të vjella dhe diarre

Q.Autor

DITË E RËNDËSISHME TEK MILAN/ Blindohet Rebic! Tani Frankfurt…

Delo.autor

KALON LEGJENDËN PAULO MALDINI/ Flet “Gardiani” Buffon: Nuk e kisha imagjinuar kurrë se… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment