Futboll Sport

“SPINACOLA? ËSHTË NJË HUMBJE E TMERRSHME”/ Mourinho: Italia është më e fortë, por…

Në një intervistë për “TalkSport” ku punon si komentator këtë Europian, Zhoze Murinjo foli për dëmtimin e Spinacolas, për sfidën Itali-Spanjë dhe paralajmëroi Anglinë për Danimarkën.

SPINACOLA: Dëmtimi i Spinacolas është një humbje e tmerrshme për Mançinin, por imagjinoni sa keq është për mua që nuk do ta kem për rreth gjashtë muaj. Do ta zëvendësoje Emerson, ai është një lojtar i mirë dhe me përvojë, por Spinacola është me të vërtetë I pabesueshëm.

ITALIA: Katërshja prapa po bënte mjaft mirë, Di Lorenco, Bonuçi, Kielini dhe Spinacola. Pastaj Zhorzhinjo i jep ekipit stabilitet. Italia ka talent të madh, edhe nëse sulmuesit nuk janë cinikë, ata kanë shumë zgjidhje. Më pëlqen stafi i Mançinit, ata janë shumë të plotë, janë gjithashtu një grup miqsh me shpirt të shkëlqyeshëm. Unë kam respekt për Spanjën, mendoj se do të kemi dy gjysmëfinale të shkëlqyera, do të jetë revanshi i një finale evropiane në të cilën Spanja asgjësoi Italinë që ata prisnin të fitonin. Unë mendoj se Italia është më e fortë, por nuk mund të them që finalet do të shkojnë 100%, unë kam shumë respekt për futbollin spanjoll.

ANGLI-DANIMARKË– Sigurisht që ishte një performancë e mire e Anglisë ashtu siç e prisja. Danimarka është solide. Kanë gjetur një mënyrë loje ndryshe nga ajo që e nisën Europianin. Filluan me Eriksenin si numër 10-të dhe katër mbrojtës mbrapa. Tani po luajnë me 3 mbrojtës dhe ka lojtarë të mirë që luajnë në ligat më me shumë përvojë. Me gjithë atë që i ndodhi Eriksenit, futbollistet danez duket se janë të fortë emocionalisht.Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë, pavarësisht se luajnë mirë dhe në shtëpi.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Sheriff Tiraspol. Rezultati 3-1

Delo.autor

HIDHET SËRISH NË SULM/ Manchester United ka gati ofertën e re për ish-yllin e Inter…

Delo.autor

NJË “MAKINERI” QË NUK DI TË NDALET/ Kampionët e Europës mposhtin me “POKER” Soputhamton

Delo.autor

Leave a Comment