Futboll Sport

SULMON ASHPËR MESFUSHORIN KROOS/ Ish-Presidenti i Bayern: Nuk ka vend në këtë futboll, ka mbaruar

Ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes ka sulmuar ashpër mesfushorin Toni Kros duke e cilësuar si ‘’të mbaruar’’.

Madje Hënes, bëri Toni Kros fajtor për dështimin e Gjermanisë në Europian duke u shprehur se mesfushori nuk përshtatet dot me futbollin e ri.

‘’Më pëlqente shumë Toni Kros, ai u largua nga ndeshje të klasit botëror që bënte me Bajernin, por mënyra e tij e lojës ka mbaruar. Duhet thënë që Kros nuk përshtatet në këtë futboll me pasimet e tij horizontale.

Tani ai luan vertikalisht. Ai vrapon përpara me topin me shpejtësi të plotë. Mënyra e tij e lojës ka përfunduar plotësisht, Toni Kroos nuk ka asnjë vend në këtë futboll”, tha Uli Hënes.

Related posts

Besart Berisha lë Australinë për Japoninë, i bashkohet Sanfrece Hiroshimas

Isa.Autor

ATALANTA-MILAN/ Gjimshiti titullar, trajneri Pioli pa alternativa. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

LIVERPOOL RIKTHEHET NË FUSHË/ Jurgen Klopp tregon emocionet: Si dita e parë e shkollës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment